Në katër zjarre është intervenuar dje në rajonin e Kumanovës

Gjatë ditës dhe mbrëmjes së kaluar janë ndezur katër zjarre në rajonin e komunës së Kumanovës dhe Staro Nagoriçanit, njoftoi sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Kumanovë.

Në tre lokacione të ndryshme digjej bar i thatë, ndërsa dje pasdite është djegur edhe një veturë në afërsi të njësitit territorial të zjarrfikësve në Kumanovë. Zjarrfikësit arritën ta shuajnë atë për dhjetë minuta nga ora 16:35 deri në orën 16:45. Nga zjarri nuk ka të lënduar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share