Bytyqi: Nuk është e saktë se kjo Qeveri nga 1 Korriku do t’i shfuqizojë subvencionet e rrymës!

“NUK ËSHTË BLLOKUAR ZGJEDHJA E FURNIZUESIT UNIVERZAL ME ENERGJI ELEKTRIKE”

Nuk është bllokuar zgjedhja e furnizuesit univerzal me energji elektrike – ka deklaruar Zv/Kryeministëri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas tij, Komisioni për evaluim është duke punuar rreth kësaj cështjeje dhe se ditëve në vijim do të del me rezultate konkrete.

Zv/Kryeministri Bytyqi, gjithashtu ka mohuar se Qeveria nga 1 korriku do t`i shfuqizojë subvencionet për rrymën elektrike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ka vendim për subvencionim e energjisë elektrike deri më 30 qershor të këtij viti, kurse qeveria e ardhshme që do të udhëhiqet nga LSDM-ja, është gati të miratojë vendime të rëndësishme për qytetarët. Nëse vjen qeveria tjetër, pyetni ata” – tha Fatmir Bytyqi.

Çmimi i energjisë elektrike në tregun e rregulluar aktualisht subvencionohet për 84 përqind. Në vitin 2022 me këtë masë janë subvencionuar 4.379 amvisëri dhe janë paguar gjithsej 33 milionë denarë, ndërsa në vitin 2023 janë mbështetur mbi 8.500 amvisëri.

Zv/Kryeministri Bytyqi pret që deri në fillim të prillit deputetët ta votojnë ligjin për praktika jo të ndershme tregtare.

Ligji pritet të pamundësojë që një kompani e fuqishme të ndikojë ndaj kompanive tjera, ta rregullojë mënyrën e tregtisë me produktet bujqësore dhe ushqimore, do t`I mbrojë prodhuesit, kurse me zbatimin e ligjit, sipas paalajmërimëve, pritet ulja e cmimeve të prodhimeve.

Këto komente u bënë para nisjes së diskutimit publik për draft-tekstin e “Strategjisë Kombëtare për zhvillim të interkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror 2024 – 2026. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share