Ndryshimet Kushtetuese: Publikohen emrat e dhjetë ekspertëve

VMRO-DPMNE: EKSPERTËT – PARTIAK DHE TË AFËRT ME LSDM DHE BDI”

Ish-Gjykatës kushtetues dhe profesorë janë pjesë të anëtarëve të grupit të punës që do të kenë detyrë konstatimin e amendamenteve kushtetuese, njofton KlanM.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se në grupin e punës do të marrin pjesë ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dhe kolegu I tij Branko Naumovski, ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikolovska, ish-gjykatësi kushtetues dhe profesori I së drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani.

Në mesin e ekspertëve, sic percjell KlanM, janë edhe profesorët Jeton Shasivari, Ana Çupeska, Elena Mihajlova Stratilati, Besa Arifi, Jagoda Mitrevska dhe Marija Pandevska.

Ministria e Drejtësisë njofton se grupi i punës, në periudhën e ardhshme, do të plotësohet edhe me anëtarë tjerë që do të japin kontributin në përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese.

Ish-funksionarë të kthyer nga pensioni, të afërt të LSDM dhe BDI-së, grupi I punës si organizatë komunale e socialdemokratëve. Ky është reagimi i VMRO-DPMNE-së për përbërjen e ekipit të ekspertëve për ndryshimet kushtetuese.

Opozita, sic percjell KlanM, ka përmendur një nga një ekspertët që do të jenë në grupin e punës dhe pretendon se janë njerëz partiak të afërt me pushtetin duke ua numëruar “mëkatet” secilit prej tyre ku spikat pretendimi se një mbikqyrëse e fushatave në Rusi do t`i bëjë ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

“Përbërja e grupit të punës është dëshmi se LSDM dhe BDI për politikat e tyre nuk kanë mbështetje nga opinioni i ekspertëve dhe kanë nxjerrë njerëz partiak që i shfrytëzojnë si sulmues kujdestar ndaj VMRO-DPMNE-së, ish-funksionarë dhe njerëz me qëndrime kontraverze” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Ministria e Drejtësisë njofton se ky trup punues është formuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i është dhënë për detyrë nga Qeveria të përgatisë propozim-iniciativën e nevojës për ndryshime kushtetuese.  Qeveria, sic percjell KlanM, është propozuesi i ndryshimeve kushtetuese.

Pasi që të përgatiten ndryshimet, propozimi do të kalojë nëpër të gjitha trupat punues në korniza të Kuvendit.

Paralelisht do të mbahen edhe diskutime publike në të cilat ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund t’i shprehin qëndrimet e tyre.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share