Ndodh sërish! “Spotify” pushon nga puna 1500 punonjës

Gjigandi i transmetimit të muzikës “Spotify” do të pushojë nga puna rreth 1,500 punonjës, ose 17% të numrit të punonjësve, për të ulur kostot. Kjo është lëvizja e tretë e këtij viti për kompaninë që gjatë muajit janar u pushuan nga puna 600 punonjës ndërsa në muajin qershor 200 të tjerë.

Nga shkurtimet nga puna, kompania pritet të kursejë deri në 145 milionë euro në 3-mujorin e katërt.

Punonjësit e prekur nga kjo lëvizje e rradhës do të vazhdojnë të marrin rrogën edhe për 5 muaj të tjerë dhe do të jenë të siguruar gjatë kësaj periudhe. “Spotify” ka investuar më shumë se një miliard dollarë në podcaste ku kanë marrë pjesë personazhe të famshëm si Kim Kardashian, Princi Harry dhe Meghan Markle.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompania është përpjekur të zgjerojë tregun e saj në shumë vende të botës në mënyrë që të arrijë objektivin e saj që është të ketë 1 miliard përdorues deri në vitin 2030.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share