WhatsApp paralajmëron ndryshime të reja, mesazhet nuk do të jenë më njësoj

WhatsApp po punon për të shtuar 6 ndryshime në aplikacion që do të ndryshojnë mënyrën e shkëmbimit të mesazheve. Sipas “WABetaInfo”, do të shtohet një buton i shpejtë për të mos marrë njoftime nga bisedat e grupeve si dhe do të ketë një ndryshim te mesazhet zanore.

Sondazhet tashmë do të funksionojnë edhe për Windows duke iu bashkangjitur kështu funksionimit të tyre në iPhone e Android.

Historiku i thirrjeve në panelin anësor të aplikacionit në Windows.
Shpërndarja e kartëvizitave në versionin Windows.
Një opsion për të shpërndarë mesazhe zanore si status është “duke u zhvilluar” për iPhone e Android.
Një bisedë e re zyrtare e WhatsApp ku mund të marrësh këshilla dhe lajmet më të fundit në aplikacion.
Një “rrugë e shkurtër” për të mos marrë njoftime nga grupet e bisedave.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë afat kohor se kur këto opsione do të jenë të disponueshme në versionet e WhatsApp./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share