Për herë të parë në botë: Ligje që rregullojnë përdorimin e AI

Për herë të parë në botë do të ketë ligje që rregullojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Pas 36 orësh bisedimesh, zyrtarët e Bashkimit Evropian ranë dakord për rregullat në sisteme si ChatGPT dhe njohja e fytyrës. Parlamenti Evropian do të votojë mbi këto propozime në fillim të vitit të ardhshëm, por çdo legjislacion nuk do të hyjë në fuqi të paktën deri në vitin 2025.

Marrëveshja parashikonte masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me përdorimin e Inteligjencës Artificiale, kufizim në përdorimin e zbatimit të ligjit të sistemeve të identifikimit biometrik si dhe ndalime në përdorimin e inteligjencës artificiale për të manipuluar ose shfrytëzuar dobësitë e përdoruesve.

Konsumatorët do të kishin të drejtën të nisnin një proces ankimi dhe të merrnin shpjegime domethënëse, ndërsa gjobat për shkelje do të varionin nga 7.5 në 35 milionë euro.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Historike! BE-ja bëhet kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta për përdorimin e inteligjencës artificiale”, shkruante komisioneri i BE-së Thierry Breton, në rrjetet e tij sociale.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen tha se rregullat mbi Inteligjencës Artificiale do të ofrojnë një kuadër ligjor unik për të zhvilluar teknologji të besueshme, që nuk cenojnë sigurinë dhe të drejtat themelore të njerëzve dhe bizneseve.

Rregullat ambicioze evropiane mbi Inteligjencën Artificiale vijnë pasi shumë kompani po bëjnë zbulime të reja mbi mënyrën e përdorimit të kësaj teknologjie e cila aq sa ka marrë vlerësime aq edhe ka ngjallur shqetësime.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share