Ndeshja Real Madrid – Villareal pati edhe pjesën e tretë

VALVERDE GRUSHTON ALEX BAENAN

Vilareali shënoi fitore në Santiago Bernabeu, kurse kjo ndeshje pati edhe pjesën e tretë në vendparkimin para stadiumit ku thuhet se futbollisti I Realit, Federko Valverde, ka grushtuar atë të Villarealit, Aleks Baena.

Mediat njoftojnë se zënka Valverde – Baena ka nis që në Janar në Kupën e Mbretit, kur futbollisti I I Viljarealit ka ofenduar Valverden për cështje familjare, respektivisht për bashkëshorten që kishte pasur abort spontan.

Kësaj radhe Valverde duket se nuk ka mundur t`i kontrollojë emocionet dhe ka sulmuar me grushta futbollistin mysafir para stadiumit.

Aleks Baena është prononcuar përmes Tuitterit.

“Jam shumë I lumtur për shkak të fitores impressive, por njëkohësisht I mllefosur për dhunën që e përjetova në fund të ndeshjes. Jam I befasuar për gjërat që fliten për mua. Absolutisht nuk është e vërtetë se kam thënë atë që thuhet se e kam thënë” – ka thënë Baena.

Kamerat e “El Çiringito” të Spanjës kanë kapur Baena gjatë hyrjes në autobus dhe në anën e majtë të fytyrës shihet shenja si dëshmi nga goditjet e Valverdes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share