E jashtëzakonshme, ES nga Kamenjani i Tetovës kampion në Dana Cup

Kështu mund të përshkruhet paraqitja e KF “ES” në turneun që grumbullon qindra ekipe nga e gjithë bota.

Nga Kamenjani i Tetovës dalin kampion në Danimarkë në një nga turnetë më prestigjioz në Botë në futboll për moshat e reja. Qindra ekipe pjesëmarrëse e shkolla të fuqishme futbolli kësaj rradhe janë detyruar të hapin krahun e të shohin festën e KF ES. Skuadër e formuar vetëm pak vite më parë nga vëllezërit Elmas e Burim Sinani, bëjnë namin duke fituar një vend të parë dhe një të dytë në edicionin e 40-të të turneut tradicional, “Dana Cup” që mbahet në qytetin Hjorring të Danimarkës.

Qendra Sportive Trajnuese “ES” në “Dana Cup” mori pjesë për herë të dytë, ndërsa u përfaqësua me dy gjenerata dhe të dyja luajtën në finale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2007 dolën kampionë të kësaj kategorie, duke i sjellë skuadrës “ES” trofeun e më të mirit.

Ndërkohë në finale e pafat ishte gjenerata e futbollistëve të lindur më vitin 2011, gjithsesi duke zënë vendin e dytë që paraqet sukses të madh për skuadrën nga Kamenjani që po drejtohet me shumë sukses nga vëllezërit, Burim e Elmas Sinani. /sportmania.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share