NDËRTIMI I PISHINËS NË ÇAIR
Ishte viti 2017 ku kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ju premtoi banorëve të këtij vendbanimi se gjatë mandatit të tij si kryetar komune do të ndërtoj Pishinë.
Megjithatë, mbi 60 mijë banorë të Çairit ngelën pa pishinë në mandatin e parë të ushëheqjs së Ganiut.
E në mandatin e dytë Ganiu sërish premtoi kësaj radhe ndërtimin e tre pishinave, gjegjësisht dy për nxënësit dhe një pishinë të përgjithshme. Në shkurt të vitit 2020, Agjencia për Rini dhe Sport, paralajmëroi ndërtimin e 14 pishinave shkollore të mbyllura në tërë Maqedoninë e Veriut, njëra prej të cilave parashihej të ndërtohet në Çair.
Është viti 2024 ku projekti i cili u miratua nga Qeveria vite më pare ka filluar të ndërtohet.
Por, pas gjithë premtimeve, banorët e Çairit të anketuar nga TV Klan M me qëndrime të ndara, nëse ky project do të realizohet në kohë.
“Jo rastësisht në kohë. Punë e bukur, por çfarë bëhet shpejt në vendin tonë?”
“Po besoj, është finacuar mirë, besoj që po, do të ndërtohet”
“Nuk besoj, sepse cdo herë që janë dhënë premtimet, nuk po I mbajn premetimet. Besoj që bohet por me vonesë”
Nga Komuna e Çairit thonë pengesat e mos realizimit në kohë të projektit vijnë si pasojë e mos mbështetjes financiare nga pushteti qendror. Megjithatë, premtojnë se afati i ndërtimit të pishinës do të realizohet në kohë.
FARI HISENI – ZËDHËNËSI I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Do të kthehemi pak të retrospektiv si vetëqeverisje locale ku gjatë qeversijes së kaluar, realisht kemi pasur një lloj bllokade në mbështetje, ku si komunë e Cairit nuk kemi gëzur ndonjë mbështetje të mjaftueshme ose të them mbështetje zero nga Qeveria në ikje. Jemi të vetëdishëm që me mjete vetanake si komunë ne nuk mund ti mbulojmë këto lloj shpenzime kapitale dhe investime të ndryshme. Për atë arsye besoj se me nje koordinim të mirë, me një bashkëpunim të mirë mes pushtetit qëndron dhe pushtetit lokal, periudha prej një vite e gjysëm është më se e mjaftueshme që një objekt I till, një investim I tillë në këtë rast, pishina do të përfundoj dhe nxënësit nga viti I ardhshëm mund ta kenë në përdorim”, tha Hiseni.
Afati I ndërtimin për pishinën është një vit e gjysëm. Investimi kap vlerën prej rreth 600 mijë eurosh dhe një sipërfaqe prej 620 metrash katrorë. /tvklan.mk/