Rexhepi: Në tetor përfundon ndërtesa sociale në Butel

Zëvendës ministri Bekim Rexhepi së bashku me kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin Boçvarski sot ishin në inspektimin e punimeve të ndërtesës sociale në Butel.

Rexhepi theksoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria, ju ndihmonë të gjithë qytetarëve, veçanërisht familjeve në rrezik social, sepse të gjithë meritojmë kushte jetese më të mira dhe më humane dhe mbetemi të përkushtuar ndaj politikave tona në krijimin e një shoqërie të zhvilluar dhe të begatë.

Politikat që ne drejtojmë japin rezultate konkrete dhe ky është një shembull se ne angazhohemi, për ofrimin e kushteve humane dhe një jetë të dinjitetshme për qytetarët që kanë më shumë nevojë tha Rexhepi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo ndërtesë është më e madhja që po ndërtohet në vend me sipërfaqe prej 14300 m2 në të cilën do të ketë 312 banesa. Deri më tani janë kryer 95% e punimeve dhe pritet të përfundojë deri në fund të tetorit dhe vlera e proektit deri më tani arrinë 605 milion denarë. Vlen të theksohet se gjat javës pritet hapur procesi i renderimit për ndërtimin e ndërtesës sociale në Saraj përfundoi zëvendës ministri Bekim Rexhepi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share