Samiti i BE-së: “Dritë jeshile” për Kievin – keqardhje për Shkupin!

PENGESA E VETME PËR RMV-në MOSMIRATIMI I NDRYSHIMEVE KUSHTETEUSE

Dita e dytë e Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel, ku mbrëmë u miratua vendimi për nisjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë dhe statusit të kandidatit për Gjeorgjinë.

Kryeministri belg deklaroi se me nisjen e negociatave, BE-ja dërgon sinjal të qartë për mbështetje të Ukrainës.

“Mesazhi për Ukrainën është se do të jemi këtu që t`ju mbështesim, që të dakordojmë edhe disa detaje. Mesazhi është shumë I qartë do të jeni pjesë e BE-së në një moment nëse zbatoni reformat – mbështetjen financiare veçmë e keni”, tha Aleksander De Kro.

Por, në Klan Debat, korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj, tregoi se përse është i rëndësishëm vendimi për nisjen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë.

“Është një lajm që pritej me intensitet të lartë, për shkak se ky mund të pengonte edhe një pjesë të zgjerimit të BE-së. Rikujtoj se, nëse nuk hapeshin negociatat e natërsimit me Ukrainën dhe Moldavinë, kishte mundësi që shtetet anëtare të mos kishin asnjë lloj dëshire që të zhbllokonin një pjesë të fondit të investimeve që kanë për Ballkanin Perëndimor”, tha Erisa Zykaj, Tv Klan, Bruksel.

Për Maqedoninë e Veriut, Samiti i BE-së në Bruksel përfundoi vetëm me rekomandimin për miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve Kushtetuese.

“Kishte një keqardhje për RMV-në. Këtu u konsiderua se vendi ka bërë një punë shumë të mirë në procesin e ekzaminimit legjislativ dhe e vetmja pengesë ishte mos miratimi I ndryshimeve kushteteuse. Formulimi I konkluzioneve linte përshtypjen se kishte një keqardhje shumë të madhe”, tha Erisa Zykaj, Tv Klan, Bruksel.

Por, vendimi për nisjen e negociatave për Ukrainën dhe Moldavinë nuk është miratuar njëzëri. Me këtë vendim nuk është pajtuar kryeministri hungarez, kurse Orbani kishte braktisur takimin e Këshillit Evropian./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share