Ndahet nga jeta ish-ministri i jashtëm grek Theodoros Pangalos

Theodoros Pangalos nuk e feshu kurrë se ishte njohës i kulturës arvanitase

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, Theodoros Pangalos, ish-ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër nën qeveritë e PASOK-ut. Lajmi u bë i ditur nga familja e tij në rrjetet sociale. Ai u zgjodh për herë të parë deputet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1981 me PASOK dhe është rizgjedhur vazhdimisht që nga viti 2012.

Në vitin 1996, ai u emërua ministër i Punëve të Jashtme dhe mbajti këtë post deri në dorëheqjen e tij në 1999. Gjatë kohës kur ishte ministër i Jashtëm, ai vizitoi edhe Shqipërinë, ku u bë i njohur edhe për frazën e tij që përshkruante marrëdhëniet e popullit grek me atë shqiptar.

“Me shqiptarët jemi një fytyrë, një racë”, shprehej Pangalos.

Ishte gjithashtu njohës i gjuhës dhe kulturës arvanitase duke deklaruar hapur prejardhjen e tij prej arvanitasve të Atikës, ndërsa ka qenë shpeshherë objekt i reagimeve të ndryshme pas komenteve të tij negative për turqit.

Ai gjithashtu shërbeu për një kohë të shkurtër si ministër i Kulturës në vitin 2000.

Mbahet mend nga të gjithë edhe pas shumë vitesh komenti i tij në një studio televizive për falimentimin e Greqisë, kur deklaroi ‘Të gjithë bashkë, politikanë e qytetarë i hëngrëm lekët e vendit’.

Pangelos shkroi disa libra dhe artikuj mbi politikën. Ai la pas gruan e tij, Christina Christofakis dhe pesë fëmijët e tij.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share