NBA:Boston sigurt qëndron në kreun e tabelës në Lindje

Boston Celtics forward Blake Griffin (91) takes an outside shot over Philadelphia 76ers center Montrezl Harrell (5) during the first half of an NBA basketball game, Wednesday, Feb. 8, 2023, in Boston. (AP Photo/Charles Krupa)

Skuadra e Boston me 39 fitore e 16 disfata mbetet skuadra më e mirë e këitj sezoni në NBA dhe vazhdon e vetmuar të kryeson në Konferencën e Lindjes.

Boston sot ka shënuar fitore ndaj Philadelphia me rezultat 106-99, TE skuadra vendase më efikas ishin White e Brogdon që realizuan nga 19 pikë ndërsa te Philadelphia më efikas ishin Embiid me 28 pikë e Harden me 26

Në mungesëe Luka Donçiq I cili është I lënduar debutuesi në ekipin Dallas, Kyrie Irving me 24 pikë të shënuar kontribuoi në fitoren e ekipit të tij në transfertë me Cli[ppers 110-104. Skuadra kampione e Golden State u mund 125-122 nga Portland, ku u dallua Damian Lillard me një “triple double” me 33 pikë, 10 kërcime e 11 asist.

Fiton edhe Miami, që mundi Indiana me rezultatin 116-111,. Shënuesi më mire ishte Adebayo me 38 pikë. Një fitore të thellë arriti jashtë fushe ekipi i Minnesota, që mposhti Utah Jazz me rezultat 143-118. Toronto, falë 37 pikëve e 10 kërcimeve të Siakam, mundi San Antonion 112-98. Në nëntë ndeshjet e zhvilluara sot vendasit korrën gjashtë fitore , ndërsa ato mysafire vetëm tri,

Rezultatet e sotme

Cleveland – Detroit, 113-85

Washington – Charlotte, 118-104

Boston – Philadelphia, 106-99

Miami – Indiana, 116-111

Toronto – San Antonio, 112-98

Houston – Sacramento, 128-130

Utah Jazz – Minnesota, 118-143

Clippers – Dallas, 104-110

Portland – Golden State, 125-122

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share