Moto GP: Bastianini me Bagnaia te Ducati

Sezoni i ardhshëm i MotoGP ka për të qenë mjaft interesant, teksa skuadrat kanë zyrtarizuar lëvizjet e pilotëve për vitin 2023.

Kështu, motori Ducati (zyrtar) do të jetë tërësisht “Made in Italy”.

Në krah të Francesco Bagnaia do të jetë Ennea Bastianini, që këtë sezon garon me Ducati Gresini. Honda zyrtare ka zyrtarizuar transferimin e Joan Mir, që aktualisht garon me Suzuki. Ai do të jetë shok skuadre me Marc Marquez sezonin e ri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Te skuadra e Aprilia do të shkojnë pilotët Miguel Oliveira e Raul Fernandez. Jorge Martin e Johann Zarco do të pilotojnë Ducati Pramac, ndërsa kampioni i botës në fuqi, francezi Fabio Quartararo do të qëndrojë te Yamaha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share