NBA: Zhgënjejnë Denver dhe Oklahoma, fitojnë Lakers e Golden State

Katër fitore të vendasve dhe tetë të atyre  mysafire është epilogu i 12-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Skuadra e Lakers, me fitoren në transfertë kundër Memfisit me rezultatin  136-124, është shumë pranë  fazes së play off Fitorja e pestë radhazi për ekipin e Lakers, që sot mundi 136-124. Më efikas ishte Hachimura me 32 pikë e 10 kërcime, ndërsa LeBron James realizoi një “triple double” me 23 pikë, 14 kërcime e 12 asist.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi  Orlandon me rezultatin 101-93. Më efikas ishte Wiggins me 23 pikë. Kampioni në fuqi  Denver  ka zhgënjyer tifozët vendas pas disfatës nga Feniks me rezultatin 104-97. Durant mr 30 pikë e 13 kërcime ishte më miri te skuadra mysafire , ndërkaq Jokiq me 22 pikë ishte më efikas te  vendasit.

Minnesota me fitoren  kundër Detroitit  me  rezultatin 106-91, regjistroi  fitoren e 50  sezonale dhe vazhdon të mbetet pretendente pë preun e tabelës  së bashku me  Denver  që ka  51 fitire e  22 humbe, ndërsa pozitën e dytë ndajnë me Oklahoman me  nga  50 fitore e22 disfata.

Zhgënjen edhe  Oklahoma pas  disfatë  para  tifozëve  vendas  nga ekipi Houston me rezultatin 132- 126 . Më efikas ishte Jalen Green i cili  realizoi 37 pikë e 10 kërcime.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Cleveland, 118-111

Orlando – Golden State, 93-101

Washington – Brooklyn, 119-122

Atlanta – Portland, 120-106

Philadelphia – Clippers, 107-108

Toronto – Nju York, 101-145

Chicago – Indiana, 125-99

Memphis – Lakers, 124-136

Minnesota – Detroit, 106-91

Oklahoma – Houston, 126-132

Utah Jazz – San Antonio, 111-118

Denver – Phoenix, 97-104

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share