Aksident me autobus në Francë, 26 nxënës të lënduar

Në Francë kanë mbetur të lënduar 26 persona në një aksident trafiku që përfshiu dy autobusë që transportonin nxënës shkollash, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 16:30 në rrugën që lidh portin e Kanalit Anglez me autostradën.

Siç njofton Bild, përcjell Klankosova.tv, 141 persona që ishin nxënës të një shkolle të mesme gjermane dhe të një kolegji francez nga departamenti Essonne ishin pjesë e udhëtimit, prej tyre 21 u lënduan.

Siç ka deklaruar policia atje, një person ka mbetur i lënduar rëndë por që është jashtë rrezikut për jetë.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share