NBA: Warriors del nga kriza shënon fitoren e dytë radhazi

Dy fitore të  skuadrave  vendease dhe  tri të atyre  mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të zhvilluara sot  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Fitore  të rëndësishme  në cilësinë e mysafirit   sot  ka shënuar Golden State Warriors  kundբr Portland me rezultatin   118-114.   Te skuadra e  Warripors me  lojë të shkëlqyeshme  u dallua  Klay Thompson,  i cili realizoi 28 pikë, mbështetur edhe nga Wiggins që realizoi 25. Te vendasit më efikas ishte Grant me 30 pikë.

Milwaukee në cilësinë e vendasit shënoi  fitore të sigurt kundër Houston me rezultatin 128-119 . Te skuadra fituiese  më efikas ishin Damian Lillard me 39 pikë e 11 asist si dhe Antetokounmpo me 26 pikë e 17 kërcime , Te  skuadra mysafire  shttatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë,.

Boston me  fitoren kundë Orlando me rezultatin 114-97 bëhet ekipi i parë që arrin kuotën e 20 fitoreve. Të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Brown me 31 pikë.

Fitore të rëndësishme  ka  shënuar edhe Phoenix në përballejn me Washington me rezultatin 112-108. Më efikas ishin dyshja Durant-Booker, që së bashku realizuan  55 pikë.

Rezultatet e sotme

Boston – Orlando, 114-97

San Antonio – Nju Orleans, 110-146

Milwaukee – Houston, 128-119

Phoenix – Washington, 112-108

Portland – Golden State, 114-118

Lexo gjithashtu
Total
0
Share