Rikthehet Champions League, Barça e pret PSG-në e Dortmundi, Atleticon

The trophy is placed on display for the photographers before the soccer Champions League draw in Istanbul, Turkey, Thursday, Aug. 26, 2021. (AP Photo/Emrah Gurel)

Sonte në stadiumin “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë  dhe në stadiumin “Signal Iduna Park”  të Dortmundit  do të zhvillohen  ndeshjet  kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Skuadra spanjolle Barcelona  shënoi fitore spektakolare në  takimin e parë të çerekfinales të Ligës së Kampionëve  kundër  PSG, 3-2 në“Parc des Princes” me çka hodhi një hap drejt kalimit në gjysmëfinale. Barcelona suksesin  e arritur në Paris duhet ta  përmbyll para  tifozëve  vendas . Trajnweri I Barcelonës Çavi Hernandez në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të duelit të kthimit me PSG-në  pos  tjerash ka  deklaruar “PSG ose skuadrat e Luis Enrikes shkojnë gjithmonë në sulm. Aq më tepër nesër pasi janë disavantazh. Nëse nuk kanë spekuluar gjatë gjithë sezonit, do të jenë më pak nesër. 

Nga aan  tjetër trajneri i PSG, Luis Enrike ka  deklaruar “Ne nuk kishim humbur në 27 ndeshje. Ishte dita që donim më pak të humbisnim. Duhet të ngrihemi dhe të përmirësohemi. Nuk duhet ta ekzagjerojmë këtë humbje, duhet ta pranojmë. Duhet të përgatitemi për të dhënë një paraqitje të mirë nesër. Ne duam për t’u dhënë gëzim mbështetësve tanë”. Ndeshja Barcelona – PSG, luhet  sonte me  fillim në ora 21:00, “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ndërsa drejtësinë do ta ndaj arbitri ruumun Ishtvan Kovaç

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ndeshjen tjetër kthyes të çerekfinales në “Signal Iduna Park”  të Dortmundit  do të përballen Borussia Dortmund – Atletiko Madrid, drejtësinë  e kësaj sfide  do ta ndaj slloveni Slavko Vinçiq. Kujtojmë se në ndeshjen e parë çerekfinale  Atletiko shënoi  fitore  2-1

Dy ndeshjte tjera  kthyese të çerekfinales së Championsit zhvillohen të mërkurën me fillim në ora 21:00, takohen: Mançester Siti – Real Madrid (3-3) dhe Bayern Munich – Arsenal (2-2)

16.04.2024  e martë ora 21:00

Barcelona – PSG  (3-2)

Borusia Dortmund – Atletiko Madrid (1-2)

17.04.2024  e mërkurë ora 21:00

Mançester Siti – Real Madrid  (3-3)

Bayern Munich – Arsenal (2-2)

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share