Gjashtë fitore të vendasve dhe katër të atyre mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Një sherr masiv ka ndodhur sot në NBA në ndeshjen Golden State-Minnesota, fituar 104-101 nga miqtë. Pas vetëm një minute e gjysmë që kishte nisur loja, në fushë ndodh një incident i rëndë, që solli 3 lojtarë të përjashtuar.
Fillimisht u kapën në fushë basketbollistët Klay Thompson e Rudy Gobert, që solli ndërhyrjen e gjyqtarëve dhe të lojtarëve të tjerë. Menjëherë reagon edhe Draymond Green, që kap për fyti Gobert si në duelet e UFC dhe e tërheq zvarrë në fushë.
Në fushë hyjnë edhe lojtarët e stolit që ndajnë lojtarët. Për fat të mirë asnjë grusht apo pasojë të rënda fizike për lojtarët, as për Gobert që u kap nga fyti. Gjithsesi, tri basketbollistë dolën nga loja me teknike përjashtimi: Klay Thompson e Draymond Green për Golden State si dhe Rudy Gobert për Minnesota.
Kjo solli mjaft probleme për Warriors, që para ndeshjes kishin humbur për dëmtim edhe Stephen Curry e në fund kjo ndikoi edhe në rezultatin final.
Rezultatet e sotme:
Charlotte – Miami 105 – 111
Detroit – Atlanta 120 -126
Philadelphia 76ers – Indiana 126 -132
Brooklyn – Orlando 124 – 104
Oklahoma – San Antonio 123 – 87
New Orleans – Dallas 131 – 110
Utah Jazz – Portland 115 – 99
Denver – Los Angeles Clippers 111 – 108
Golden State Warriors – Minnesota 101 – 104
Los Angeles Lakers -Memphis Grizzlies 134 – 107