Mësohen emrat e 32 ekipeve që do të luajnë në tetë grupe të Ligës së Kampionëve, sot hidhet shorti

Pasi që mbrëmë u zhvilluan tre ndeshjet e fundit të play off-it në Ligën e Kampionëve Europian për sezonin 2023/2024. Shorti për fazën e grupeve do të hidhet sot, më 31 gusht nga ora 18:00.  Shorti pritet të sjell përballje interesante në fazën e grupeve, pasi në bazë të renditjes së koeficienteve, ka skuadra të forta në secilën vazo.

Në vazon e parë do të jetë kampioni në fuqi dhe ai i Anglisë, Manchester City së bashku me fituesin e Europa League, Sevilla, dhe skuadrat kampione të ligave kryesore evropiane si Barcelona, Bayern Munich, Napoli e PSG.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në vazon e dytë gjenden Real Madrid, Manchester United, Inter, Dortmund, Arsenal e At. Madrid, në vazon e tretë ndodhen Milan, PSV, Lazio, Braga, kurse në vazon e katërt janë skuadrat tjera si newcastle, Galatasaray, Socidad e Union Berlin.

Më poshtë gjeni ndarjen e vazove për shortin e Ligës së kampionëve:

VAZO 1
Manchester City, Sevilla, Barcelona, Napoli, Bayern Munih, PSG, Benfika, Feyenord.

VAZO 2
Real Madrid, Manchester United, Inter, Borusia Dortmund, Atletiko Madrid, RB Leipzig, Porto, Arsenal

VAZO 3
Shakhtar Donetsk, RB Salzburg, Milan, Braga, PSV, Lazio, Crvena Zvezda, Copenhagen

VAZO 4
Yong Boys, Real Sociedad, Gallatasaray, Celtic, Newcastle United, Union Berlin, Antwerp, Lens.

 

 

Dy të parët e secilit grup do të kalojnë në raundin tjetër, ku nis eliminimi direkt. Ekipet e vendeve të treta nga secili grup do të kalojnë në “play-off” për fazën eliminatore të “Europa League”, ku do të përballen me skuadrat e vendit të dytë nga grupet përkatëse të “Europa League” për një vend në 1/8 finale.

 

DATAT E FAZËS SË GRUPEVE TË LIGËS SË KAMPIONËVE

Xhiroja e parë: 19/20 shtator 2023

Xhiroja e dytë: 3/4 tetor 2023

Xhiroja e tretë: 24/25 tetor 2023

Xhiroja e katërt: 7/8 nëntor 2023

Xhiroja e pestë: 28/29 nëntor 2023

Xhiroja e gjashtë: 12/13 dhjetor 2023  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share