PSG-ja konsideron të shtojë një psikolog për ekipin

Paris Saint-Germain po mendon të sjellë një psikolog për të ndihmuar skuadrën sezonin e ardhshëm pas eliminimeve të përsëritura në Champions League.

Eliminimi i sezonit të kaluar në rrethana dramatike kundër Real Madridit e bëri idenë shumë më të besueshme për kampionët e Ligue 1, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

Ideja është më konkrete tani pas ardhjes së Luis Campos si drejtor sportiv dhe Christophe Galtier si trajner, sipas gazetës franceze L’Equipe.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nuk ka asnjë profesionist të specializuar në fushën e psikologjisë sportive në stafin aktual të PSG-së.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm në aspektin mjekësor që po shqyrtohet. Klubi parisien do të sjellë edhe një nutricionist për ekipin e parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share