NBA: Nju Orlenas befasoi Minnesotan, triumfojnë Sacramento Dallas, Indiana dhe Clippers

Tetë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i 12-të ndseshjeve të zjvilluara sot në kampionatin amerikan NBA, ekipi i Minnesota përkundër humbjes vazhdon të mbetet lider në Konferencën Perëndim me 24 fitore e 9 humbje.

Skuadra e Nju Orleans me fitore nbë transfertë kundë ekipit kryesues në Perëndim , Minnesota ishte zhgënjimi më i madh i ditës së sotme duke humbur para tifozëve vendas nga Nju Orlewans. Nju Orleans shënoi fitore të sigurt ndaj Minnesotan me rezultatin 117-106 . Më efikas te skuadra fituese ishte Williamson me 27 pikë. Skuadra e Dallas pas disa dështimeve i ktyhet fitores, kësaj radhe mundi Portlandin me rezultatin 126-97. Luka Donçiq edhe kësaj radhe ishte kosha shënuesi më mire duke realiuzuar 41 pikë.

Indiana fitoi 142-130 ndaj Milwaukee në një përballje mes ekipesh pretendente në Lindje. Haliburton realizoi 31 pikë e 12 asist , ndërsa te Milwaukee e më i miri ishte Antetokounmpo mwe 26 pikëFitore në transfertë ka shënuar edhe Toronto ndaj Memphis me rezultat 116-111. Më efikas ishte Quickley me 26 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Zhgënjen ekipi i Lakers para tifozëve vendas në përballjen em Miamin duke humbur me rezultatin 96-110. Skuadra e Clippers në transfertë mposhti Phoenix me rezultat 131-122 . Më efikas ishte George me 33 pikë e Leonard me 30 pikë.

Ndeshje fantastike ku u shënuan 302 pikë mes Utah Jazz dhe Detroit që përfunsdoi me rezultatin 154-148. Te skuadras fituese më efikas ishte Clarkson me 36 pikë, 6 kërcime e 3 asiste, ndësrsa te Detroit Bogdanoviq realizoi 36 pikë, 7 kërcime e 5 asiste.

Konferencën e Perëndimit e kryeson Minnesota me 24 fitore e 9 humbje para Oklahomas që ka 23 fitore e 10 disfata. Në Lindje kryeson Boston me 26 fitore e 7 disfata para Milwaukee që ka 24 fitore e 10 humbje.

NBA-Rezultatet e sotme:

Cleveland – Washington, 140-101

Indiana – Milwaukee, 142-130

Atlanta – Oklahoma, 141-138

Houston – Brooklyn, 112-101

Memphis – Toronto, 111-116

Minnesota – Nju Orleans, 106-117

Dallas – Portland, 126-97

Nju York – Chicago, 116-100

Phoenix – Clippers, 122-131

Utah Jazz – Detroit, 154-148

Lakers – Miami, 96-110

Sacramento – Orlando, 138-135

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share