Ballkani fiton vëmendjen e UEFA-s, reportazh special para ndeshjes me Astana

Gripshi: Kemi mësuar nga sezoni i shkuar

Fitorja ndaj Dinamos së Zagrebit ka rritur prestigjin e skuadrës së Ballkanit në arenën Europiane.

Suharekasit janë ekipi i vetëm shqiptar në kompeticionet e UEFA-s, duke mbajtur kështu një peshë të rëndë mbi supe jo vetëm për futbollin kosovar. Para ndeshjes së radhës me Astanan, UEFA i ka kushtuar një reportazh.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ndeshjen e dytë këtë herë ata mahnitën 24 herë kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb në Prishtinë për fitoren e parë në shtëpi në fazën e grupeve të ndeshjeve europiane. Çfarë tjetër për kampionin në fuqi të Kosovës? A mund të ëndërrojnë të avancojnë në fazën e nokautit?”, shkruan UEFA.

Për këtë përballje ka folur edhe mesfushori më në formë i skuadrës suharekase, Nazmi Gripshi, i cili konfirmoi se këtë vit mund të bëjnë diçka më shumë.

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur një fitore të madhe ndaj një ekipi që është ndër më të mëdhenj në Kroaci, Dinamo Zagrebi, kemi bërë një ndeshje në “Fadil Vokrri” duke bërë një ndeshje të mire dhe duke fituar me rezultat 2-0. Ne jemi bashkë në çdo ndeshje si në fitore apo në humbje, tifozët na qëndrojnë afër. Nga vjet kemi bërë një eksperiencë të mjaftueshme, që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe se vitin e kaluar. Me këtë grup që kemi, trajnerin, presidentin, prapë do të jemi një skuadër konkurruese”

Viktoria Pëlzen është aktualisht kryesues i Grupit C me gjashtë pikë, Ballkani dhe Dinamo Zagrebi me nga tre dhe Astana ende pa pikë.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share