Cikalleshi shënon sërish në Arabinë Saudite

Sulmuesi shqiptar shkon në kuotën e 9 golave

Sokol Cikalleshi shënoi golin e 9 në Arabi Saudite, në fitoren 2-1 që Skuadra e Khaleej mori ndaj Etifak. Ky është një trepikësh mjaft i rëndësishëm. Më 8 maj skuadra e Cikalleshit do të përballet me Al Nassr.

Do të jetë një sfidë në distancë edhe për sulmuesin shqiptar që premton se do të bëjë më të mirën të shënojë golin e fitores për skuadrën e tij.

“Është një ndeshje, ndryshe nga të tjerat. Po flasim për Ronaldon, një kampion absolut në futboll. Por nga ana tjetër janë vetëm 3 pikë. Do ta kërkoj me ngul që të shënoj dhe goli të jetë i vlefshëm për arritjen e një rezultati pozitiv”.

Edhe 5 ndeshje kanë mbetur deri në fund të kampionatit. Çfarë do të bëjë Cika me karrierën e tij? A do të vazhdojë në Arabi apo do të kthehet në Superligën turke?

“Tani e kam gjetur veten, ndihem shumë mirë, klubi është shumë i kënaqur. Kisha një pritshmëri deri në të paktën 10 gola. Por edhe nëse do të kthehem në Turqi, sigurisht që kam qenë 7 vite atje, ndihem komod. Të shohim çfarë do të ofrojë fillim vera, sepse tani nuk mund të them asgjë më shumë”.

Sokol Cikalleshi do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare për ndeshjet e qershorit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share