NBA: Minnesota udhëheq Perëndimin, Boston kryeson Lindjen

Pesë fitore të vendasve dhe katër të atyure mysafire është epilogu i 9-të ndeshjeve që u zhvilluan sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku Boston bëhet ekipi i parë që arrin kuotën e 60 fitoreve në sezonin e rregullt në NBA . Boston sot mundi Oklahoman me rezultatin e thellë 135-100.

Më efika te vendasit ishin treshja Porzingis me 27 pikë, Tatum me 24 pikë dhe Brown 23 pikë.

Nga dita e sotme Konferencën e Perëndim e kryeson Minesota e cila ka 53 fitore e 23 disfata aq sa ka edhe Denver në pozitën e dytë. Minnesita sot mundi Toronton me rezultat 133-108. Më efikas ishte Anthony Edwards me 28 pikë.

Skuadra e Lakers edhe sot me fityoren kundër Washingtponit ka vazhduar seinë e fitoreve, kësaj radhe në transfertë fitoi me rezultatin 125-120.

Më efikas ishte basketbollisti Davis që realizoi 35 pikë e 18 kërcime , mbështetur nga LeBron James me 25 pikë.

Zhgënjen sërish Milwaukee, që para tifozëve vendas pësoi nga Memphis me rezulktat 111-101 . Më efikas në këtë takim ishte Jaren Jackson me 35 pikë. Në zonën play off ndodhet edhe Phoenix, që sot mundi Cleveland me rezultat 122-101 . Booker që realizoi 40 pikë ndërsa Durant 32 pikë.

Rezultatet e sotme:

Charlotte – Portland, 86-89
Washington – Lakers, 120-125
Atlanta – Detroit, 121-113
Boston – Oklahoma, 135-100
Brooklyn – Indiana, 115-111
Milwaukee – Memphis, 101-111
Minnesota – Toronto, 133-85
Nju Orleans – Orlando, 108-117
Phoenix – Cleveland, 122-101

Lexo gjithashtu
Total
0
Share