NBA: Golden State pëson nga Lakers në shtëpi në gjysmëfinalen e parë

Në mëngjesin e sotë u zhvillua ndeshja e pare gjysmëfinale e play off-it në kampioantin amerikan të basketbollit NBA, Konferenca e Perëndimit mes ekipeve Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors e cila përfunoi me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 117-112, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. LOjtari më mire në këtë ndeshje ishte Anthony Davis, autor i 30 pikëve e 23 kërcimeve, ndërsa LeBron James e mbylli me 22 pikë e 11 kërcime . Në krahun tjetër, Curry realizoi 27 pikë, Thompson 25 e Poole 21 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, u zhvillua ndeshja e dytë e gjysmëfinales së paly off-it mes Nju York dhe Miami. Ekipi i Nju Jorkut shënoi fitore me rezultat 111-105 duke e barazuar serine e ndeshjeve në 1-1. Më efikat te Nju Jork ishte Brunson me 30 pikë, mbështetur edhe nga Randle me 25 pikë e Barrett me 24 pikë. Te Miami më efikas ishte Martin me 22 pikë.

Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, (0-1)

New York – Miami, 111-105 (1-1)

Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix, (2-0)

Golden State – Lakers, 112-117 (0-1)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share