Kupa e Italisë: Sonte finalja Fiorentina – Inter

Skuadra e Fiorentinës dhe Inter sonte në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës do të diskutojnë finalen e Kupës së Italisë, që është gara e dytë më e rëndësishme e futbollit në Itali.

Kjo ndeshje finale parashikohet të sjellë një lojë dramatike, pasi që të dy skuadrat synojnë ta fitojnë trofeun e Kupës së Italisë.

Të dy skuadrat kanë bërë përgatitjet e duhura e novojshme që të kënaqin fansat e vet. Duke u bazuar në traditën skuadra e Interit parashihet si favorite edhe pse skuadra nga Firenca ka pretendimet e saja për të fituar trofen e vlefshëm.

Duhet të theksojmë se ekipi i Interist edhe pas kësaj ndeshje finale nuk do të jetë e qetë pasi më 10 qershor e pretë finalja e madhe kundër Mançester Sitit në Stamboll për titullin Kampion i Europës në futboll.

Ndeshja e sotme finalja e Kupës së Italisë, mes Fiorentinës dhe Interin fillon në orën 21:00.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share