Kaq gola i ka shënuar Messi gjatë karrierës së tij, më së shumti për Barcelonën

Lionel Messi, njëri nga futbollistët më të mirë që ka njohur bota, ka shënuar 818 gola, në 1037 ndeshje të zhvilluara gjatë karrierës së tij.

Momentalisht argjentinasi luan si sulmues dhe kapiten i klubit të Ligës së Madhe të Futbollit Inter Miami dhe ekipit kombëtar të Argjentinës.

Më së shumti herë e futi topin në rrjetë për ekipin e Barcelonës, aty ai shënoi 672 gola nga 778 ndeshje të luajtuara.

I veshur me fanellën e kombëtarës ai siguroi 103 gola për shtetin e tij Argjentinën, në 175 duele të realizuara.

Për PSG realizoi 32 gola, nga 75 herë kur u rreshtua si lojëtar i këtij ekipi.

Për Inter Miami, ekipin ku luan aktualisht, Messi shënoi 11 gola deri më tani nga 9 lojë të luajtuara, tregojnë statistikat e publikuara të goal.com.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share