NBA: Golden State humbin finalen e parë të play off-it

Golden State Warriors – Boston Celtics 108 -120

Ekipi i Golden State Warriors në cilësin e vendasit pësoi humbje nga Boston Celtics në ndeshjen e parë të finales së play off-it me rezultatint 108-120 vlefshme për titullin kampion të kampionatit amerikan të basketbollit NBA, për sezonin 2021/2022. Fitorja e Boston Celtis ndoshta edhe ështëbefasuse por shumë e merrituar.

Te skuadra Golden State Warriors shkëlqeu vetëm Stephen Curry, i cili realizoi autor i 34 pikë, pesë kërcime e pesë asiste, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ishte në hije, duke zhgënjyer.

Më efikas te skuadra e Boston ishte Al Harford me 26 pikë, gjashtë kërcime e tre asiste, mbështetur edhe nga Brown me 24 pikë shtatë kërcime e pesë asiste.

Ndeshja e dytë e finals së play off-it sërish do të zhvillohet në fushën e Golden State, që është rasti mire pë të barazuar serine e ndeshjeve finale në 1-1.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share