Ronaldo: Dua të luaj edhe 2 – 3 vite

“Pas tërheqjes mund të blej një ekip futbolli”

Cristiano Ronaldo u transferua disa muaj më parë në Arabinë Saudite te Al Nassr. Futbollisti portugez, i cili i ka mbushur të 38-at tha në një konferencë të mbajtur në Madrid se ka ndërmend të luajë edhe për disa vite dhe kur të tërhiqet natyrisht mos të shkëputet tërësisht nga futbollit.

“Më mbeten 2 ose 3 vite karrierë. Më pas nuk do të përjashtoja mundësinë që të blija një ekip futbolli. Është një nga gjërat që do pëlqeja të bëja pasi të tërhiqesha”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ronaldo komentoi edhe vendimin e ish-shokut të skuadrës te Real Madrid, Karim Benzema për të shkuar në kampionatin arab me Al Ittihad.

“Zgjedhja e tij është një sfidë. Duke shkuar në Arabinë Saudite hapa një dritare për këtë futboll. Lojtarët më të mirë do të vijnë dhe do të bëhet shumë shpejt një nga kampionatet për të mirë në botë”.

Shumë emra të tjerë po përmenden se do të firmosim me ekipe arabe. Qëllimi i këtij vendi është zhvillimi i futbollit dhe organizimi i një botërori.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share