NBA: Ekipe mysafire ishin në elementin e duhur

Phoenix befason kryesuesin e Lindjes Boston

Dy fitore të ekipeve vendase kundrejt gjashtë të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Befasia më e madhe e ditës së sotme është disfata para tifozëve vendas e liderit në Konferencën e Lindjes, ekipi Boston që humbi nga Phoenix me rezultat 94-106. Jaylen Brown me 27 pikë, 8 kërcime e 4 asist ishte më efikas te vendasit, ndërsa Mikal Bridges me 25 pikë, 2 kërcime e 3 asist ishte më miri te Phoenix. Fitore në transfertë ka shënuar edhe Portalnd në takimin me Washington 124-116. Në transfertë fiton edhe Philadelphia kundër San Antoni 137-127. Më i miri në terren ishte Joel Embiid me 33 pikë 10 kërcime e 4 asist.

Rezultatet

Detroit – Charlotte 118-112

Indiana – Sacramento 107-104

Washington – Portland 116-124

Boston – Phoenix 94- 106

Houston – Toronto 111-117

Minnesota – Orlando 120-127

San Antonio – Philadelphia 125-137

Utah Jazz – Atlanta 108-115

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share