NBA: Golden State barazon serinë e finaleve ndaj Boston

Në ndeshjen e dytë të finales së play off-it për titullin kampion i NBA-s për sezonin 2021/2022, ekipi I Golden State Warris shënoi fitore ndaj Boston Celtiks duke e barazuar serine takimeve mes tyre në 1-1.

Warriors shënoi fitore të sigurt me rezultatin 107-88, pasi ndryshe nga sfida e parë, këtë herë në fushë komanduan vendasit, që nuk toleruan dhe përsëritën gabimet e takimit të parë. Lojtari më efikas në ndeshje ishte Stephen Curry me 29 pikë, gjashtë kërcime e katër asiste. Në ekipin e Boston më efikas ishte Jayson Tatum, cili realizoi 28 pikë, gjashtë kërcime e tri asiste.

Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e skuadrës së Boston Celtics. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share