Tuchel: City nuk është PSG-ja, e di që do vuajmë ndaj tyre

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel deklaron se Manchester City është një nga skuadrat më të mira në botë.

Duke folur për mediet në prag të takimit të Champions League kundër ekipit të Guardiolës, Tuchel shprehet se loja e City-t është shumë e ndryshme nga ajo që shfaqi Paris Saint-Germain.

“Nuk ka të bëjë fare me PSG-në. Është një stil krejt ndryshe. E di që do të vuajmë, por duhet të përfitojmë edhe nga momentet tona. Ne jemi përballë një prej skuadrave më të mira në botë për momentin.”-deklaroi gjermani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share