NBA: Fitore të skuadrave favorite Golden State, Boston, Denver e Dallas

Kampionati i ri amerikan i basketbollit NBA, vazhdona sipas orarit të caktuar nga drejtuesit e Ligës më të fortë në botë. Kështu ishte edhe në 11-të ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sotëm ku ekipet vendase shënuan pesë, ndërsa ato mysafire gjashtë fitore.

Skuadra e Boston fitoi 119-111 ndaj Miami në një përplasje mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. Hero-Adebayo realizuan 55 pikë për ekipin nga Florida, por të pamjaftueshme për të fituar. Në kahun tjetër, të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë ndërsa më efikas ishte White 28 pikë të shënuara.

Nuk zhgënjen edhe ekipi kampion Denver, që mundi 108-104 Memphis jashtë fushe. Jokiq e Murray ishin më efikas duke realizuar nga 22 pikë secili. Pas kohës shtesë fiton San Antonio, që mundi 126-122 Houston dhe korri fitoren e parë sezonale. Më efikas për Spus ishte Vassell me 25 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Golden State state në transfertë mundi Sacramento me rezultatin 122- 114. Stephen Curry me 41 pikë, 4 kërcime e 4 asiste të realizuara ishte figura qëndrore në këtë ndeshje

Në kohën shtesë fiton edhe Chicago, që mundi 104-103 Toronto, ndeshje ku u dallua DeRozan me 33 pikë. Dallas fitoi 125-120 ndaj Brooklyn. Në këtë ndeshje protagonist kryeor ishte slloveni Luka Donçiq I cili realizoi 49 pikë dhe 10 kërcime. Orlando mundi 102-97 Portland, ndeshje ku u dallua Wagner me 23 pikë.

Rezultatet e sotme:

Charlotte-Detroit, 99-111

Memphis-Denver, 104-108

Atlanta-Nju Jork, 120-126

Boston-Miami, 119-111

Cleveland-Oklahoma, 105-108

Chicago-Toronto, 104-103

San Antonio-Houston, 126-122

Dallas-Brooklyn, 125-120

Utah Jazz-Clippers, 120-118

Portland-Orlando, 97-102

Sacramento-Golden State, 114-122

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share