Volejboll: Fitojnë Liria dhe Universiteti i Tetovës

Në kampionatin republikan të volejbollit në kategorinë e meshkujve janë zhvilluar katër ndeshje të javës së 10-të të sezonit vjeshtor, ku skuadrat favorite vazhdojnë të shënojnë rezultate pozitive.

Fitore sipas planit ka shënuar skuadra e Zherovjanit, Liria e cila pothuajse me gjysmë force mundi Janta Volejn 3-0 në sete 25-12, 25-10 dhe 25 -17.

Ishte kjo fitorja e tetë sezonale për ekipin tonë me çka edhe  kemi  siguruar  pjesëmarrjen  në fazën e play off-it  që paraqet  një sukses  të veçantë pasi jemi  në mesin e gjashtë skuadrave  më të mirë në këtë kampionat. Në javën  e  11-të dhe  të fundit   në sezonin vjeshtor përballemi me ekipin e Shkëndijës”, tha trajneri Sadik Ferati.

Fitore të sigurt ka shënuar edhe skuadra studentore Universiteti i Tetovës në cilësinë e mysafirit kundër Vardarit në Shkup me rezultatin maksimal 3-0.

Fitore jashtë fushës së vet ka shënuar edhe kampioni në fuqi Strumica  3-0,në përballjen me Sushevën, ndërsa Vesna Probishtip ka shënuar fitore  3-1 në sete  kundër Borecit   të Velesit.

Tabelën e kryeson  Strumiva me pikët maksimale

Rezultatet  e  javës së 10-të

Liria – Janta Volej 3-0

Vesna Probishtip – Boreci  3-1

Vardari – Universiteti I Tetovës 0-3

Susheva – Strumica  0-3

Rabotniçki i lirë  /KlanMacedonia/

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share