NBA: Boston e Denver kryesojnë renditjet e Konferencave

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar 13-të takime në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Vendasit kanë shënuar gjashtë fitore, ndërsa ekipet mysafire I kanë fituar shtatë të tjerat.

Boston mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke fituar 121-109 ndaj Minnesota. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dalluan Brown mer 36 pikë e Tatum me 30. Brooklyn vazhdon rrugëtimin e fitore duke regjistruar fitorene tetë radhazi, kësaj radeh mundë që mundën Milwaukee me rezultatin 118-100,

Durant me 24 pikë efikasi tek skuadra vendase, ndërsa si gjithmon Antetokounmpo me 26 pikët e 13 kërcime ishte më efikas te skuadra mysafire. Skuadra e Dallas shënoi fitore në transfertë ndaj Hoston me rezultat 112-106. Në këtë ndeshje serish shkëlqeu slloveni Luka Donçiq I cili realizoi 50 pikë e 10 asist. Chicago jashtë fushës së vet mundi Nju Jorkun 118-117 .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lakers serish ka zhgënjyer kësaj radhe ka pësuar nga Charlotte me rezultatin 134-130. Denver me fitoren kundër Portlandit 120-107, merr kreun e renditjes në perëndim, ndërsa Memphis mposhti Phoenix 125-100 në derbin e ekipeve pretendente në Konferencën e Perëndimit .

Rezultatet e sotme:

Orlando – San Antonio, 133-113

Philadelphia – Clippers, 119-114

Atlanta – Detroit, 130-105

Boston – Minnesota, 121-109

Brooklyn – Milwaukee, 118-100

Cleveland – Toronto, 107-118

Nju Jork – Chicago, 117-118

Houston – Dallas, 106-112

Miami – Indiana, 108-111

Oklahoma – Nju Orleans, 125-128

Denver – Portland, 120-107

Phoenix – Memphis, 100-125

Sacramento – Washington, 111-125

Lakers – Charlotte, 130-134

 

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share