Napoli blindohet për festën

Masa të larta sigurie ndërsa qyteti dhe tifozët përgatiten për fitimin e titullit kampion

Napoli po përgatitet që të festojë titullin e tretë kampion në historinë e tij. “Të kaltrit” duhet që të fitojnë përballjen kundër Salernitanës që është përcaktuar të luhet të dielën në orën 15:00, ndërsa Interi nuk duhet që të lejojë Lacion të fitojë në “San Siro” me takimin që nis në orën 12:30.

Makinat do të ndalohen e do të krijohet një zonë e madhe për këmbësorët.  Tifozët e kanë zbukuruar qytetin për këtë ngjarje të madhe, janë të paduruar për festën, ndërsa ka edhe nga ata që këtë moment të madh duan ta mbajnë mend duke bërë tatuazh në trup.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Napoli nuk do të grumbulllohet të shtunën edhe pse trajneri Spaleti e dëshiroi diçka të tillë, sepse hotelet në qytet janë të gjitha të zëna. Interesimi është i madh e klubi i “të kaltërve” është kapur i papërgatitur.

Festa duket se do të zhvillohet e gjitha në stadiumin “Maradona”, pasi frika është e madhe për incidente. Vështirë që të ketë parakalim të autobusit të lojtarëve në rrugët e qytetit. Napoli u ka bërë thirrje tifozve që të shmangin problemet e të shikjojnë festën. Por fansat e “kaltër” janë të paduruar; kanë 33 vite që e presin këtë moment.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share