Berlusconi: Do t’ia dal edhe kësaj radhe!

Mjekët janë shprehur se ai po reagon pozitivisht ndaj trajtimit, mbështetësit me banderola u mblodhën në spitalin San Raffele

“Është e vështirë, por do t’ia dal edhe kësaj radhe.” Kështu u shpreh Silvio Berlusconi , i shtruar që nga e mërkura në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano, gjatë një telefonate, siç raportohet nga Il Giornale.

“Edhe në situata të vështira dhe delikate kam arritur të ngrihem prapë”, shtoi Berlusconi, gjatë telefonatës. Ish-kryeministri po reagon mirë ndaj trajtimeve dhe do t’i nënshtrohet analizave të reja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Berlusconi kaloi një natë të qetë, e dyta në terapi intensive në San Raffaele. Vëmendja e mjekëve mbetet e lartë për infeksionin pulmonar dhe tanimë vigjilenca do të përqëndrohet sesi do t’i përgjigjet lideri i Forzia Italia terapisë intensive.

Tajani, një aleat prej kohësh i katër herë kryeministrit, i tha televizionit shtetëror RAI konfirmoi se Berlusconi po reagonte pozitivisht ndaj trajtimit. “Kjo na jep arsye për të qenë optimistë. Berluskoni është një luan dhe është gjithashtu i fortë fizikisht,” u shpreh Tajani për RAI. Në Forza Italia ministry i jashtem i Italise deklaroi se e gjithë vëmendja tanimë është përqëndruar tek Berlusconi.

Ndërkaq letra dhe dhuratat mbërritën në spital ku ndodhet i shtruar Silvio Berlusconi. Mbështetësit e tij u mblodhën pranë spitalit me banderola me mbishkrimin “’Eja Silvio, Salento është me ty”, “Të gjithë në Monza janë pranë teje”.

“Kam ardhur këtu me qëllim. Berlusconi nuk është një mik si të tjerët. Kjo nuk është thjesht për politikë por një rrespekt për liderin më të famshëm të Italisë. Edhe nëse është Pashkë, unë po e lë familjen time dhe ja ku jam këtu , sepse nuk ka njeri tjetër si Silvio. Ai ka qenë gjithmonë një pikë referimi.”

“Ai ka të njëjtën sëmundje si unë, leuçeminë kronike. Këto gjëra janë normale në një moshë të caktuar. Unë jam 90 vjeç dhe si Berlusconi edhe ai e ndjen peshën e viteve. Jam i sigurt se do t’ia dalë sepse është një njeri i fortë dhe i jashtëzakonshëm sepse ka qenë kryeministri më i mirë që kemi pasur në Itali. Po të ishin të gjithë si ai, Italia do të ishte bërë një vend i madh. Por për fat të keq ne jemi shumë të varfër në atë nivel.”

Lideri i Forzia Italia ka pasur probleme të shumta shëndetësore, duke përmendur këtu një operacioni në zemër në vitin 2016 si dhe ka mposhtur kancerin e prostatës. Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër për herë të fundit në vitin 2011, pasi Italia iu afrua një krize borxhi të stilit grek dhe ai u përball me disa skandale, veçanërisht rreth festave të tij famëkeqe “bunga bunga”. Ai u kthye në Senat pas zgjedhjeve të përgjithshme shtatorin e vitit të kaluar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share