SHBA: 89 të vdekur nga stuhitë e forta të dimrit

89  vdekje të lidhura me motin janë regjistruar në të gjithë SHBA-në pasi vendi u godit nga stuhitë e forta të dimrit gjatë javës së kaluar.

Vdekjet përfshijnë të paktën 25 në Tenesi dhe 16 në Oregon, vend ky i cili mbetet në gjendje emergjente pas stuhive të forta të akullit.

Dhjetëra mijëra njerëz mbeten gjithashtu pa energji në pjesë të gjera të vendit.

Kushtet e akullit pritet të vazhdojnë deri në mesin e javës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share