Federata gjermane zyrtarizmi 36-vjeçarin, firmos deri në përfundim të Euro 2024
Gjermania ka zyrtarizuar Julian Nagelsman si trajnerin e ri të kombëtares.
Federata Gjermane e Futbollit njofton se 36-vjeçari ka firmosur deri në përfundim të kampionatit europian të vitit 2024.
Gjermania do të jetë vendi pritës i turneut.
Ish-tekniku i Bajernit tha se në Gjermani do të organizohet një kampionat europian dhe kjo është diçka speciale dhe ai ka dëshirë që të nisë këtë sfidë të re.
Për presidentin e federatës, Bernd Nojendorf, 36-vjeçari është një teknik i jashtëzakonshëm që do të bëjë të mundur që kombëtarja të frymëzojë fansat.
Nagelsmann është trajneri më i ri i Gjermanisë që kur Otto Nerz, 34 vjeç, u ul në stol në vitin 1926.
Ai zëvendëson Hansi Flick, që u shkarkua për mungesë rezultatesh pozitive, e gjithashtu e kishte pasur te Bajern Mynihu.
Për 36-vjeçarin, fitorja e Gjermanisë kundër Francës 2-1 ishte fillimi i rrugëtimit drejt Euro 2024.
Klan News