Italia dhe Turqia bashkë për Euro 2032

Federata turke tërhiqet nga organizimi i Euro 2028, kandidatura e vetme ajo e Britanisë dhe Irlandës

UEFA ka konfirmuar se Italia dhe Turqia kanë bërë kërkesë për një aplikim të përbashkët për organizimin e kampionatit Europian 2032. Federata turke u tërhoq nga gara për të organziuar Euro 2028, duke lënë kandidaturën e Britanisë së Madhe dhe të Irlandës si të vetmen për mbajtjen e këtij eventi.

Për të zyrtarizuar fitueset për të dy eventet, do të vendosë Komtieti Ekzekutiv, që do të mblidhet më 10 tetor në një takim në Nion. Aplikim të përbashkët për Euro 2028 bënë Anglia, Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës, Skocia dhe Uellsi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Federata Irlandeze e Futbollit në një reagim tha se është e paduruar që të paraqesë propozimin e saj shumë bindës në UEFA. Turqia organizoi finalen e Ligës së Kampioneve në qershor ndërmjet Manchester City dhe Inter në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit, por një turne i madh ndërkombëtar kurrë nuk është mbajtur në vend.

Ndërsa Italia ka pritur kampionatet europiane në 1968 dhe 1980 dhe në stadiumin “Olimpico” të Romës, u luajtën finalet e Euro 2020. Në prill, 10 impiante janë përzgjedhur për ofertën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share