Olivier Giroud në listën e portierëve

Milan dhe Franca e tërheqin në parapavijë sulmuesin

Olivier Giroud nuk është më një qendërsulmues për Milan, por një portier për shkak se Mike Maignan u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk kishte më ndërrime për të kryer. Reagimi i minutave të fundit ndaj Genoa mbajti rezultatin 1-0 të pandryshuar, duke i dhënë 3 pikët që e ngjitën në krye të klasifikimit të Serie A ekipin e Stefano Pioli.

Kaq mjaftoi që klubi ta vendosë Giroud në listën e portierëve në faqen zyrtare dhe duke nxjerrë në shitje edhe fanelën me numrin 9. Paraqitja e Olivier Giroud është festuar edhe nga përfaqësuesja e Francës që ka postuar një foto të 37-vjeçarit përkrah portierëve të tjerë të ekipit me diçiturën ndryshime në listë. Giroud është shënuesi më i mirë në historinë e Francës me 54 gola.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share