MSH: Reagim i shpejtë parandaloi skenarë të rinj me ethet Kongo-Krime!

KSI: EPILOG FATAL MUND TË KENË NJË PËRQINDJE E MADHE E TË PREKURVE ME EHKK

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një konsultim me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive, ku është analizuar gjendja aktuale me Ethet Hemorragjike Kongo-Krime (EHKK) në vend, njofton KlanM. Takimi u inicua nga vetë ministri Mexhiti, ku ndër të tjera ai tha se sistemi shëndetësor është përgjigjur me kohë dhe në mënyrë të duhur pas zbulimit të rasteve të para me ethet kongo-krime.

Reagimi i shpejtë i autoriteteve shëndetësore parandaloi skenarë të rinj në formën e rritjes eksponenciale të numrit të rasteve të reja me Ethet Hemoragjike Kongo-Krime – ka theksuar Ministri I Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

”Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet shëndetësore u përgjigjën me shpejtësi dhe me profesionalizëm duke siguruar terapinë e duhur, e cila, pavarësisht rrallësisë, mbërriti në vendin tonë brenda 24 orëve” thonë nga MSH.

Ndërkaq, Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, sic percjell KlanM, ka njoftuar se infermierja e infektuar me ethet hemoragjike kongo-krime është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mendojmë se ka kaluar kriza dhe pritet shërimi komplet. Pacienti i tretë, peshkatari nga Velesi është në situatë të mirë shëndetësorë, por ka edhe disa ditë kur mund të ndodhin ndryshime. Nëse përkeqësohet gjendja, kemi terapinë” – tha Aleksandar Petliçkovski.

Petliçkovski, sic njofton KlanM, ka bërë të ditur se morbiditeti dhe vdekshmëria e sëmundjes është mjaft serioze.

“Një përqindje e madhe e atyre që preken mund të përfundojnë me epilog fatal. Por, ka lloje të ndryshme të virusit, disa që lidhen me vdekshmëri të lartë e disa më të ulët” – tha Aleksandar Petliçkovski.

Ndryshe, Ministri I Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sic njofton KlanM, theksoi se mbetet në komunikim dhe konsultim të rregullt me Komisionin për Sëmundje Infektive, ISHP-në, Klinikën Infektive dhe nëse është e nevojshme do të propozohen masat e duhura për ngritjen e nivelit të parandalimit në nivel edhe më të lartë.

Në vendin tonë deri tani janë evidentuar tre pacientë të prekur me ethet hemoragjike kongo-krime. Një 27 vjecare nga Shtipi humbi jetën si pasojë e komplikimeve nga ky infektim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share