Arsovska: Nuk do të kalojnë kërcënimet për padi, të përgjigjet se kur është siguruar objekti i Sallës Universale

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot në konferencë për shtyp theksoi se nuk do të kalojnë kërcënimet për padi për shpifje të kahëzuara drejt saj nga ana e ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Ajo edhe njëherë kërkoi përgjigje ku, kur dhe prej kujt, është siguruar objekti i Sallës Universale, në cilën vlerë dhe për cilat raste të krijimit të dëmit, përcjell MIA.

“Derisa zgjati shuarja e zjarrit ministrja personalisht në deklaratë për mediumet theksoi se është njoftuar për zjarrin diçka para orës 9. Lajmërimi i parë në Brigadën zjarrfikëse, paraqitur nga një kalimtar rasti është në orën 9:50, pas çka Brigada zjarrfikëse në atë kohë erdhi në vend ngjarje dhe punoi në shuarjen e zjarrit. Ajo vetë bie në kundërshtim me deklaratën e vet, të dhënë për të gjitha mediumet në kohën derisa salla ishte e kapluar nga zjarri”, tha Arsovska.

Ajo potencoi se si kryetare e Qytetit të Shkupit nuk do t’i kalojnë kërcënimet për padi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Edhe përkundër asaj që tentoi sot ta ofendojë tërë administratën e Qytetit të Shkupit, për fat të keq kjo nuk do të kalojë, sepse ne, dy vite kemi bërë me dije se për atë projekt të cilin dikush tjetër e ka pranuar në Qytetin e Shkupit në mars të vitit 2021, për të cilin ka shpallur furnizim publik dhe ka filluar me realizimin e furnizimit, është konstatuar që në muajin e parë të fillimit të punës se është e pamundur të punohet”, tha Arsovska.

Siç tha, pas atij projekti është konstatuar se mbrojtja sizmike dhe vetë dokumenti për mbrojtje sizmike nuk mund të vazhdojë me punë, sepse ai mendim pozitiv është hequr nga ana e Institutit për inxhinieri të tërmeteve dhe sizmologji inxhinierike (IITSI).

“Ai i cili i ka sheklur ligjet nuk është Qyteti i Shkupit, as kushdo qoftë nga Qyteti i Shkupit, por ata të cilët në këtë moment nuk u përgjigjen këtyre pyetjeve”, tha Arsovska.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share