Prokurorët sot votojnë për zgjedhjen e shefit të ri në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Në zgjedhje të drejtpërdrejta sot prokurorët publikë në vend do të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK). Në fletëvotim janë katër kandidatë: Desa Paunovska dhe Islam Abazi, të cilët vijnë nga Prokuroria e Lartë – Gostivar, Ermon Neziri nga Prokuroria e Shkupit dhe kryetarja e pezulluar e Prokurorisë Publike të PTHP NKOK, Vilma Ruskovska.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, në zgjedhjet shef të PTHP NKOK, të drejtë vote kanë të gjithë prokurorët publikë në vend. Votimi do të bëhet gjatë orarit të punës në vendvotimet në katër prokuroritë e larta publike dhe në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas listës zgjedhore, 163 prokurorë publikë në vend kanë të drejtë të votojnë për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë Publike të PTHP NKOK. Votimi, siç shpjegoi për MIA-n, kryetari i Këshillit të prokurorëve, Antonio Jolevski, do të jetë nga ora 8 deri në 16, pas së cilës Këshilli do të bëjë një përmbledhje publike të rezultateve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në listën e kandidatëve nën numër 1 është Islam Abazi, numër 2 është Ermon Neziri, numër 3 është Desa Paunovska dhe numër 4 Vilma Ruskovska.

Në shpalljen për zgjedhjen e prokurorit themelor publik PTHP NKOK janë paraqitur pesë kandidatë, por Engjëllushe Kadriu-Lleshi e ka tërhequr kandidaturën.

Kjo është zgjedhja e parë e këtillë e shefit të PTHP NKOK pas ndryshimeve në Ligjin për Prokurorë Publikë, ku sipas nenit 66, prokurori themelor publik i PTHP NKOK zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve Publik pas votimit të zbatuar nga të gjithë prokurorët publikë në vend.

Këshilli i PP pas vootimit të sotëm, sipas ligjit, në afat prej shtatë ditëve duhet të mbajë seancë në të cilën do të marrë vendim për emërimin e prokurorit publik që ka marrë më së shumti vota nga lista e kandidatëve të paraqitur.

Prokurori publik themelor i Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit zgjidhet për një periudhë katërvjeçare nga radhët e prokurorëve publikë të zgjedhur me të drejtë rizgjedhjeje.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share