MPB: Arratiset nga burgu – kapet në autostradë!

MPB: POLICIA E KAPI NË AUTOSTRADË BASHKË ME PUNONJËSIN E BURGUT

Në ora 8 të mëngjesit policia kap 34 vjeçarin S.A. i dënur për vrrasje.

Ai u arratis ditë më parë nga burgu i Idrizovës pasi po transportohej nga një tjetër i burgosur, që ishte angazhuar nga burgu për të punuar jashtë institucionit korrektues. Nga MPB thonë se 34 vjeçari nga Haraçina është dënuar 12 vite burg për vrrasje.

“Në autostradën “Miqësia”, pas informacioneve operative të marra paraprakisht, është ndaluar automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin B.R. (47) nga Haraçina, i cili po ashtu është person i dënuar me burgim në “Idrizovë”, por është punësuar të punojë jashtë burgut. Në automjet ka qenë pasagjerë S.A., i cili është arrestuar dhe do t’i dorëzohet burgut të Idrizovës” – thonë nga MPB.

Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit të arratisen gjatë transportit të tyre, kjo ndodhi një muaj më parë ku të burgosurit në bashkëpunim me policët kanë arritur të arratisen. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share