Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot do të mbajë mot më i freskët në mëngjes, me diell gjatë ditës me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 31 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot më i freskët në mëngjes, me diell gjatë ditës me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 29 gradë Celsius.

Ditën e enjte do të ketë destabilizim të përkohshëm të motit dhe paraqitje lokale të jostabilitetit të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Më pas pason një periudhë moti stabil dhe më i ngrohtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share