Moti jostabil pranveror në Mars merr viktimën e parë!

NDRYSHIMET KLIMATIKE

Pamjet që po i shihni vijnë nga rajoni i Gjevgjelisë, ku gjatë pasditës së djeshme reshjet e breshërit zbardhën rrugët e vendbanimeve.

Në këtë rajon ka patur edhe procese intensive në formë të motit të lig.

Fatkeqësisht, shënohet edhe një viktimë. Bëhet fjalë për një 17 vjecar nga fshati Negorci të Gjevgjelisë, I cili është goditur nga rrufeja teksa ruante bagëtinë. Mjekët e urgjencës kishin shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen. Viktima ka patur djegie të trupit.

Metereologu Slavço Popovski në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, tha se moti i lig ishte paralajmëruar me kohë.

“Që nga dita e pardjeshme njoftuam se dita e djeshme ka për të qenë mjaft jostabil në disa rajone. E pritnim këtë fenomen të motit në pjesë të Maqedonisë, por fatkeqësisht ndodhi ajo që ndodhi në rajonin e Gjevgjelisë, por paraqitja e breshërit ishte parashikuar” – tha Slavço Poposki, meteorolog.

Diell, shi, breshër, erë, borë në viset malore. I këtillë ka qenë moti në vendin tonë por edhe në rajon, në këtë fillim të marsit.

Gjatë fundjavës do të ketë mot stabil, por fillimi i javës së ardhshme vjen me ndryshim të motit, me reshje shiu por edhe me mundësi që vende-vende të përfshihen nga moti I lig.

“Për shkak të ndikimit të ciklonit i cili nga Atlantiku do të mbërrijë në Evropë, pritet përforcimi e erës jugore dhe nga e hëna presim ndryshim të motit, do të ketë mot jostabil me reshje më të rrëmbyeshme shiu në disa vende të RMV-së, të shoqëruar me bubullima dhe erë të përforcuar që do të tejkalojë 70 kilometra në orë” – tha Slavço Popovski, meteorolog.

Ndërkohë ekspertët njoftojnë se Shkurti 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar në nivel global, me një temperaturë mesatare prej 13.5 gradë mbi mesataren. Sipas shkencëtarëve rritja e temperaturave në oqeane edhe dete nuk vjen vetëm nga fenomeni El Ninjo. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share