Luka Modriç e ka përjetuar rëndë humbjen nga Argjentina në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit. Ai ka qenë dukshëm i zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes, duke vënë në pikëpyetje, paraqitjen e tij të mëtutjeshme për kombëtaren kroate. Gjatë ditës së sotme përmes rrjeteve sociale u ka dërguar një mesazh inkurajues kroatëve.
“Bota po na jep shumë respekt pas disfatës. Tifozët tanë shprehin krenarinë deri në qiell, pasi jemi në mesin e katër më të mirëve. Sikurse në Rusi 2018 ashtu edhe tani në Katar, jam kapiteni krenar i kombëtares që sërish në vepër tregoi forcën, unitetin, guximin dhe karakterin luftarak për Kroacinë tonë! Këto janë vlera që nuk mund të ndryshohen në kohëra të vështira. Atëherë janë më të rëndësishme! Të shtunën vazhdojmë me krenari drejt kësaj rruge. Mbi të gjitha Kroacia!” – ka shkruar Luka Modriç në Instagram. /KlanMacedonia