Pique ka publikuar llogarinë e tij bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar

Gerard Pique njëherë kishte publikuar fletëpagesën e tij në rrjetet sociale si kundërpërgjigje e thashethemeve që bëheshin atë kohë në lidhje me pagën e tij tek Barcelona.

Në janar të vitit 2020, Pique ishte njëri nga tre lojtarët e ekipit të parë të Barcelonës pagat e të cilëve ishin zbulua nga programi spanjoll TV3 Onze.

Tani i pensionuar, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Manchester United, i kishte mohuar ato pretendime se po fitonte para të majme tek Barça.
Por ai jo vetëm se e bëri këtë, por ai gjithashtu publikoi llogarinë e tij bankare në platformën X, aty ku zbuloi gjysmën e pagës së tij vjetore – dy milionë euro.

Ajo fletëpagesë tregon se Pique kishte përfituar 4 milionë euro (rreth 75 mijë euro në javë) për vitin 2021.

Gazetari spanjoll Lluis Cunt, i cili punoi atë kohë për televizionin spanjoll, kishte pretenduar se Pique kishte fituar rreth 11.7 milionë euro vetëm për një sezon.

Poshtë fotografisë së llogarisë së tij bankare Pique kishte shkruar: Karaktere si këto që dalin në televizionet publike për të mbrojtur miqtë e tyre. Ja ku është 50 për qind e fletëpagesës sime më datë 30 dhjetor. Keni pak respekt për veten tuaj.

Cunt kishte pasur pretendime të njëjta edhe për Sergio Busuqets dhe Jordi Alba, të cilët ishin pjesë e Barcelonës gjatë asaj kohe.

Pique ndërkohë, kishte njoftuar pensionimin e tij nga futbolli në nëntor të vitit 2022, ndërsa ndeshja e tij e fundit kishte qenë ndaj Almerias.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share